Participants
-
Shs Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në mbështetje të panairit tonë dhe për të promovuar kulturën, gastronominë dhe bizneset e trojeve tona, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të GAG Festival më 2 tetor. Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për nismat që promovojnë identitetin kombëtar dhe zhvillimin tonë ekonomik
-
Sht Edi Rama
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, do të na nderojë me praninë e tij dhe fjalën hapëse në panairin tonë në datë 2 tetor. Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama është një mesazh i rëndësishëm për përkrahjen e kompanive shqiptare për të depërtuar në tregun evropian, si dhe për promovimin e pasurisë gastronomike shqiptare në një nivel global.
-
Izet Mexhiti
Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z Izet Mexhiti, do të na nderojë me praninë e tij në panairin e shqiptarëve në Berlin. Prezenca e zv Kryeministrit është një mesazh i qartë i mbështetjes institucionale për shumë biznese shqiptare nga Maqedonia e Veriut, të cilat do të jenë të pranishme në GAG Festival. Me institucionet në mbështetje të tyre, bizneset ndihen më të sigurta dhe të motivuara për të përparuar.
-
Florian Hauer
Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se në ceremoninë e hapjes së panairin tonë do të jetë i pranishëm z. Florian Hauer, zyrtar politik gjerman (CDU), i cili ka një karrierë të bujshme në botën politike.
z. Hauer aktualisht punon si sekretar Permanent për Çështjet Federale dhe Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Delegat i Shtetit të Berlinit në Federatë.
Pjesëmarrja e figurave gjermane në panairin tonë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe simbolike. Ne besojmë se kjo do të jetë një shtysë për diskutime të frytshme dhe do të sjellë ide të reja për bashkëpunimin tonë në të ardhmen.
-
Astrit Panxha
Description goes here -
Bilall Kasami
Me kënaqësi dhe nder të veçantë mirëpresim kryetarin e komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.
Z. Kasami është doktor i shkencave ekonomike me një karrierë të pasur në politike dhe akademike.
Ai ka shërbyer si Drejtor i Doganave dhe Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut.
Është shumë e rëndësishme për ne dhe na bën të lumtur që po bashkëpunojmë udhëheqës të ndryshëm të shqiptarëve nga të gjitha sferat, për të shqyrtuar perspektivat e secilit dhe për të vlerësuar kontributet që ofrojnë për të ardhmen tonë të përbashkët.
-
Anila Denaj
Do të na nderojë me praninë e saj në panair, znj. Anila Denaj, Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë. Ministrja Denaj dhe MBZHR kanë qenë një partner kyç në realizimin e këtij panairi dhe promovimin e brandimit të gastronomisë shqiptare dhe produkteve “Made in Albania”.
Ministria Denaj, do jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit mbi potencialin e agro-turizmit në Shqipëri, si dhe do të prezantojë në tërësi mundësitë e investimeve në sektorin e bujqësisë dhe agro-përpunimit në Shqipëri.re
-
Perparim Rama
Kryetari i Prishtines
-
Lazim Destani
Me kënaqësi ju njoftojmë se Z.Lazim Destani – një sipërmarrës, investitor dhe filantrop i njohur, i cili është gjithashtu një mbështetës entuziast i popullit shqiptar dhe i vendeve të Ballkanit në përgjithësi – do të jetë panelisti ynë i radhës në panairin tonë.
I shqetësuar për shkallën e lartë të papunësisë në Ballkanin Perëndimor, ai ka ofruar vazhdimisht mundësi punësimi në bizneset e tij. Është një nder për ne që ta kemi në panel, ku do të ndajë përvojat e tij të vlefshme si një shqiptar në tregun evropian. -
Faton Peci
Faton Peci - Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit. Ai gjithashtu do të kontribuojë në panelin e diskutimeve, ku do të shqyrtohet potenciali i investimeve në bujqësi dhe agroturizëm në Kosovë.
Pjesëmarrja dhe mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë në këtë ngjarje theksojnë angazhimin për promovimin e gastronomisë shqiptare dhe produkteve “Made in Kosova”. Ky angazhim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të identitetit dhe rëndësisë së sektorit bujqësor dhe turistik në zhvillimin e ekonomisë së vendit. -
Altin Prenga
Z.Altin Prenga, një figurë e rëndësishme në fushën e agroturizmit, themelues i Slow Food Albania dhe vizionar i ndryhimit të Fishtës falë historisë së sukseit të “Mrizi i Zanave”, do të jetë pjesë e GAG Festival.
Altini do të ndajë eksperiencën e tij me një fjalim hyrës në kuadër të panelit të parë të konferencës “Agroturizmi shqiptar: Shfrytëzimi i thesarit rural, rrugët drejt zhvillimit dhe strategjitë e promovimit”. Ky panel, ka për qëllim të eksplorojë potencialin e jashtëzakonshëm që ofron agroturizmi në Shqiptari, duke analizuar mundësitë për shfrytëzimin e pasurive rurale dhe duke diskutuar mënyrat për zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e këtij sektori.
-
Bruno Selimaj
Me kënaqësi dhe nder mirëpresim në eventin tonë z. Bruno Selimaj një nga gastronomët më të njohur shqiptarë në Amerikë dhe një patriot i jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës.
Z. Selimaj ka hapur gjithmonë dyert e restorantit të tij të famshëm në New York “Club A Steakhouse” për kauza patriotike. @clubasteakhousenyc
Si një mbështetës i madh i brandimit të kombit në gastronomi, ai na dërgoi një mesazh shumë të sinqertë, ku po e citojmë:
“I want to thank everyone who is involved with this project I have been working for this 50 years. Thank you 🇦🇱🇺🇸🇽🇰”
*
*
“Dua të falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë projekt (GAGF), kauzë për të cilën kam punuar për 50 vjet. Faleminderit 🇦🇱🇺🇸🇽🇰”. -
Alfred Marku
Jemi të entuziazmuar të njoftojmë pjesëmarrjen e Chef Alfred Marku gastronomi i famshëm pas kuzhinës së njohur të @rapsodia_restorant si i ftuar i veçantë në panairin tonë.
Gjatë programit kulinar, ai do të krijojë një përvojë të paharrueshme me një sesion gatimi live prej një ore, duke shfaqur talentin dhe pasionin e tij për artin e gatimit. Përveç kësaj, Chef Marku do të prezantojë librin e tij të ri, “Rapsodi në pjatë” një udhëtim emocionues përmes shijeve autentike shqiptare -
Lucia Martino
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se aktivistja e kulturës dhe kulinarisë arbëreshe, që mban titullin Mjeshtër i Madh nga Republike e Shqipërisë, siç të gjithë e quajnë, arbëreshja Lucia Martino, do të jetë e pranishme në panairin tonë.
Znj.Lucia, një aktiviste e pasionuar për kulturën dhe kulinarinë arbëreshe, i ka dedikuar jetën promovimit të thesareve të kulturës sonë të veçantë në të gjitha skajet e botës.
Ajo do të na nderojë me gatimin e dy pjatave tradicionale arbëreshe: shtridhelat dhe dromsa, dy krijime që mbartin të gjithë shpirtin dhe historinë e një tradite të lashtë. Ne mezi presim të shijojmë këto shije të veçanta dhe të ndjejmë thellësisht lidhjen me trashëgiminë tonë të pasur. -
Zeqir Haziri
Z. Zeqir Haziri një gastronom i suksesshëm shqiptar dhe themelues i "Buka Bakery" do të jetë i ftuari i radhës në panairin tonë.
Me përvojën e tij të jashtëzakonshme në sektorin e gastronomisë dhe udhëheqjen e një biznesi të suksesshëm në një qytet evropian, Zeqiri do të ndajë sfidat dhe arritjet që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij. Buka Bakery, me 12 pika në Kopenhagen, është bërë një simbol i pasionit dhe përkushtimit të tij për cilësi. -
Ramiz Kukaj
Me kënaqësi të veçantë mirëpresim në panairin tonë Z.Ramiz Kukajnjë sipërmarrës i suksesshëm dhe një nga pronarët e restorantit të famshëm Cka ka Qellu dhe pronar i shumë restoranteve të tjera, në SHBA.
Ky restorant shqiptar, i njohur edhe si muze, është nominuar dy herë nga New York Times si një nga 100 restorantet më të mira në botë.
Z. Kukaj është i përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.
Përtej ekselencës së kuzhinës, z. Ramiz i është përkushtuar filantropisë, duke dhuruar rregullisht për organizata dhe njerëz në nevojë, duke bërë një ndikim të rëndësishëm në komunitet. -
Naim Bashmili
Me kënaqësi ju prezantojmë Maestron e kuzhinës në Panair, z. Naim Bashmili. Si një ekspert i njohur dhe i respektuar në fushën e kuzhinës, z. Bashmili do të sjellë me vete një pasuri të madhe përvojash dhe aftësish, duke na ofruar një përvojë gastronomike të jashtëzakonshme. Ai do të kontribuojë me ekspertizën e tij t në përgatitjen e specialiteteve të veçanta nga kuzhina tradicionale shqiptare, duke rikthyer dhe zhvilluar recetat dhe shijet që i japin shpirt kulturës sonë. Përveç kësaj, z. Bashmili do të jetë përgjegjës për menunë e Gala mbrëmjes,
-
Bilall Kasami
Me kënaqësi mirëpresim kryetarin e komunës së Tetovës Z.Bilall Kasami.
Z. Kasami është doktor i shkencave ekonomike me një karrierë të pasur në politike dhe akademike.
Z.Kasami do të jetë me ne për të prezantuar ofertën agroturistike të qytetit të Tetovës dhe për të përfaqësuar shumë biznese shqiptare të Tetovës të cilët janë të ndërlidhur me sektorin e gastronomisë.
Është shumë e rëndësishme për ne dhe na bën të lumtur që po bashkëpunojmë udhëheqës të ndryshëm të shqiptarëve nga të gjitha sferat, për të shqyrtuar perspektivat e secilit dhe për të vlerësuar kontributet që ofrojnë për të ardhmen tonë të përbashkët. -
Emiriana Sako
Jemi të nderuar të presim, Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, znj. Emiriana Sako
Gjatë karrierës së saj mbi 12-vjeçare në arkitekturë, znj. Sako ka kontribuar në zhvillimin e qytetit të Durrësit dhe ka marrë pjesë në projekte madhore duke bashkëpunuar me studio ndërkombëtare. Durrësi është ndër qytetet më turistike të Shqipërisë, i njohur gjithashtu për gastroniminë e tij.
Ne presim me shumë interes të mësojmë nga perspektivat, qasjet dhe idetë e saj të vlefshme, që do të kontribuojnë në krijimin e tregut gastronomik shqiptar që po synojmë së bashku. -
Genci Nimanbegu
Jemi shumë të nderuar që në panairin tonë do të jetë, z.Genci Nimanbegu Kryetar i Komunës së Ulqinit.
Z. Nimanbegu ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe ka kontribuar në komisione të ndryshme gjatë karrierës së tij parlamentare.
Na bën shumë të lumtur që figura të shquara po mblidhen për të ndarë ide dhe vizione që do të avancojnë identitetin tonë kombëtar dhe do të përmirësojnë jetën e individëve, duke hapur horizonte të reja për përparimin e vendeve tona. -
Smaj Shehu
Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se më 2 dhe 3 tetor do të kemi nderin të presim z. Smaj Shehu një gastronom i famshëm shqiptar në Zvicër.
Z. Shehu është dhe një patriot, i njohur për restorantin e tij të famshëm "Kullat e Junikut", i cili tërheq shqiptarët e trevave gjermano-folese.
Ai ka ndërtuar një reputacion të admirueshëm në industrinë e restoranteve gjatë një karriere të gjatë dhe ka kontribuar në promovimin e kuzhinës shqiptare në Zvicër. Jemi shumë të gëzuar që kemi mundësinë të mirëpresim individë që ndihmojnë në përhapjen e kulturës dhe gatimeve tona. -
Ekrem Bardha
Jemi shumë të nderuar që z. Ekrem Bardha, një nga sipërrmarrësit më të njohur shqiptar në Amerikë, do të jetë pjesë e panairin tonë.
Z. Bardha është një figurë e lavdëruar për angazhimin e tij në çështjet shqiptare.
Si avokat dhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ai ka diskutuar për çështjet shqiptare me shtatë presidentë amerikanë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në lobimin për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Pas disa dekadash, ai u rikthye për të kontribuar në atdhe, duke hapur restorantin "Piazza" me vajzën e tij, i cili u bë qendra kulturore e qytetit. Rëndësia e tij u njoh ndërkombëtarisht, përfshirë në revistën “The New York Times” në 1994. Ai gjithashtu themeloi vreshtat Bardha, që prodhojnë verërat më të çmuara të Shqipërisë. -
Kujtim Gashi
Jemi të nderuar të njoftojmë se në panairin tonë do të jetë i pranishëm Kujtim Gashi, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit.
Z. Gashi është një ekspert i respektuar në fushën e menaxhimit të arsimit, me një Master në këtë disiplinë dhe është aktualisht në proces të studimeve për doktoratë. Ai ka kontribuar në politikë për më shumë se 15 vite, duke mbajtur pozita të rëndësishme dhe duke ofruar njohuri dhe strategji të ndryshme.
Ne jemi të emocionuar dhe të nderuar që do të kemi mundësinë të dëgjojmë dhe të përfitojmë nga përvoja dhe njohuritë e tij.
Na bën shumë të lumtur të kemi njerëz që kontribuojnë në mënyrë kaq të pasionuar për vendin e tyre. -
Dritan Alsela
Jemi të nderuar të mirëpresim në panairin tonë një emër të njohur të gastronomisë shqiptare në Gjermani, z. @dritanalsela
Me origjinë nga Klosi i Matit dhe një rrugëtim që nis si azilant në Gjermani në 1994, sot z. Alsela ka një karrierë të jashtëzakonshme profesionale, duke revolucionarizuar konceptin e kafes. Nga ana tjetër ai ka ruajtur me krenari identitetin e tij shqiptar dhe i ka dhënë barit të tij vetë emrin e tij shqiptar.
I ashtuquajtiri “The Coffee Man”, z. Alsela është gjithashtu një personalitet i njohur në rrjetet sociale, me mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Ai ka zgjeruar ndikimin e tij duke prodhuar vetë kafen e tij artizanale dhe duke hapur edhe një dyqan online. -
Besnik Shehu
Kemi kënaqësinë të mirëpresim, Besnik Shehun, CEO & Founder i Life Magazin Germany.
Z. Shehu është një figurë e njohur dhe e respektuar në industrinë e mediave dhe eventeve ndërkombëtare. Ai ka moderuar disa prej emisioneve më të rëndësishme dhe prestigjioze në nivel global.
Ai do të moderojë një nga panelet më 2 tetor, duke ofruar një perspektivë të thellë mbi temat e diskutuar. Ne jemi të emocionuar dhe mezi presim të marrim pjesë në këtë ngjarje të veçantë, të sigurt që elekuenca dhe ekspertiza e z. Shehu do të kontribuojnë ndjeshëm dhe në mënyrë frymëzuese.
-
Ergist Pelo
Me kënaqësi të veçantë presim Ergist Pelon, pronarin e restorantit “Kolonja” në Berlin. Ai ka një pasion të jashtëzakonshëm për gastronominë, andaj edhe ka hapur restorantin e parë në Berlin me kuzhinë tradicionale shqiptare, me anë të së cilit ai synon të promovojë dhe të afrojë kulturën dhe shijet autentike shqiptare.
Zoti Pelo e konsideron si një nder të madh të ndajë vlerat dhe traditat shqiptare me të tjerët, duke e parë kuzhinën si një pasqyrë të mikpritjes dhe kulturës shqiptare. Edhe për ne është një kënaqësi e veçantë që kemi mundësinë të kemi zotin Ergist në mesin tonë.
-
Ilir Seferi
Jemi shumë të nderuar që z. Ilir Sefri kryetar i Besa Foundition dhe një sipërmarrës i dalluar në Augsburg të Gjermanisë, do të jetë i pranishëm në panairin tonë, si partner, si panelist dhe si pjese e cooking show.
Përveç rolit si pronar i Hoteleve "Alte Posthalterei" dhe "Hotel Haunstetterhof", ai kontribuon nëpërmjet “Besa Foundation” për arsimin dual në Kosovë dhe në arsimin shqip në Gjermani, duke hapur shkolla për mërgimtarët.
Ai për vite ishte në qendër të vëmendjes si biznismen i dalluar në koopertinat e revistave dhe gazetave gjermane.
E vlerësojmë me gjithë zemër kontributin e Fondacionit dhe të tijin personalisht në përmirësimin e arsimit dual dhe përhapjen e gjuhës më të bukur në botë, gjuhës shqipe, jashtë kufijve. -
Elbenita Kajtazi
Elbenita Kajtazi, sopranoja që po na bën krenarë të gjithë shqiptarëve me çdo ngjitje në skenat e mëdha botërore, do të jetë një nga artistet në gala mbrëmjen tonë.
Si një soprano kryesore e Operës Shtetërore të Hamburgut, Elbenita ka interpretuar me sukses role të shumta, duke përfshirë Micaela në "Carmen", rolin kryesor në "Manon" të Massenet, Liu në "Turandot", Violetta në "La Traviata" dhe Mimi në "La Bohème".
Me një rrugëtim të mbushur me çmime kombëtare e ndërkombëtare, ajo është nderuar me çmimin e Audiencës dhe çmimin e tretë në Kupën e parë të Operas Glyndebourne në mars 2018, si dhe me çmimin e parë në Konkursin Riccardo Zandonai.
Jemi krenarë dhe të lumtur që Elbenita na përfaqëson me pasion në skenat më të mëdha të botës! Ajo na tregon se ëndrrat tona mund të fluturojnë kudo. -
Elda Laro
Znj. Elda Laro, një pianiste dhe dirigjente e talentuar, e cila na bën krenarë për arritjet e saj në Gjermani, do të jetë një nga yjet e mbrëmjes gala më 3 tetor.
Znj. Laro kreu studimet përkrah emrave të mëdhenj në fushën e muzikës. Edukimi i saj pianistik e çoi nga Torino (diplomë me vlerësim të lartë me Remo Remoli), në Paris (bursë në muzikën bashkëkohore me Claude Helffer), dhe në Salzburg me Alfons Kontarsky.
Znj. Laro ka ngjitur skena botërore nga Tirana deri në SHBA, ku drejtoi një koncert gala në St. George Theatre në Neë York. Ajo gjithashtu ka studiuar dhe drejtuar opera e operetë në mbarë botën.
Jemi krenarë të kemi një artiste si Elda si përfaqësuese të kulturës sonë dhe që do ta lartësojë mbrëmjen tonë gala!